Apr 20, 2016

Kampion në facebook | Faqja zyrtare e klubit në facebook arrinë mbi 22.000 pelqime!

Faqja zyrtare e klubit në facebook, është faqja më aktive e sportit dhe me e madhja në vend. Tani faqja "KF Feronikeli" në facebook ka arritur mbi 22.000 pelqime ( tani 22040).

Klubi i Feronikelit është i përkushtuar që të punoj në të gjitha aspektet dhe puna në informim mbetet përkushtimi jonë për sportdashësit e shumët që i kemi ku do në botë.

Ne si klub do të vazhdojmë që përmes faqës zyrtare të pasqyrojmë çdo të re rreth klubit.
Klubi përmes faqes ka një bashkpunim të mirë dhe të krijuar me sinqeritet më të gjitha mediat vendore. Shkëmbimi i informatave dhe materjaleve e bënë këtë faqe një dritare shumë të rëndesishme në informimin e sportdashësve.

FALEMINDERIT #VAZHDOJMË KU DO TË PARET! 

Apr 17, 2016

Vushtrria 0-1 Feronikeli | Vetëm dy minuta lojë, ky është Mentor Zhdrella!

Raiffeisen Superliga e Kosovës, java e 26-të, Vushtrria 0-1 Feronikeli, goalshenuës i vetëm Mentor Zhdrella, minuta e 79`.

Skuadra e Feronikelit vazhdon me fitore drejt qëllimit, kjo ishte e gjashta radhazi, tani shkëputja është +7 pikë largë vendit të dytë.
Ndeshja e luajtur në stadiumin e Vushtrrisë "Ferki Aliu" ishte mesatare, por mirë e kalkuluar nga ana e shtabit teknik.
Ja si e mposhti Feronikeli sot Vushtrrinë?
Pjesa e parë nuk prodhoj gola, por vendosi shumçka. Skuadra jonë duke mos pranuar gol dhe duke luajtur mënçur ruajti freskinë për 15-të minutat  e fundit të takimit, që sollen dhjetra raste dhe një gol të mjaftueshëm për tri pikë.
Një inciativë e vendasve në pjesën e parë që më çdo kusht të arrinë të parët të shenojnë gol, bëri që ata të humbasin shumë kondicion dhe të dholur në pjesën e dytë vetëm në 15-të minutat e parë ishin të barabartë me ne.
Minutat po kalonin, fundi po afrohej dhe në skenë del Tovërlani, i cili futi infuzjon mbreda në fushë, të ikuandruarit Livoreka dhe Zhdrella, shpejt dhanë rezultat, ku ky i fundit Zhdrella, vetëm pas dy minutave inkuadrim shenon gol.
Deri në fund skuadra vetëm e admnistroj lojën, ndersa vushtrriasit asesi të organizonin diçka.
Pas kësaj fitore ne e forcojmë pozitën  e parë me 53 pikë.
Ndërsa skuadrës së Vushtrrisë, i deshirojmë suksese!


Pas gati tre muajsh mungese rikthehet fuçishëm, ky ësahtë Mentor Zhdrella!

Katër hëre lojtari më i mirë në futbollin kosovarë, Mentor Zhdrella, i mungonete skuadrës prej muajsh, dhe në sezonën pranverore sot bënë paraqitjen e parë.
Zhdrella, që nga ardhja e Tovërlanit, në krye të skuadrës nuk u paraqit asnjë hërë.
Zhdrella ka një muaj që ju është bashkuar grupit në stërvitje, dhe sot Tovërlani vendosi ta inkaudroj në 15-të minutat e fundit, inkuadrim ky që doli të jetë i qëlluar.
Zhdrella i inkuadruar në minutën e 77` zëvendesoj Zekën, dhe vetëm pas dy minuta lojë arriti më klasin e tij ta dergoj topin në rrejt, ndodhi kjo në minutën e 79-të të takimit.

Në fund falenderojmë kryesinë e "KF Vushtrrisë" për mikpritje. 
Ndërsa një falenderim i veçantë shkonë për njërin ndër trajnerët me korekt në futbollin kosovarë, i cili është rikthyer tek skuadra e Vushtrrisë, Bekim Shotani, skuadra e të cilit luajti mbrenda vijave të fushës një lojë burrërore dhe korrekte!

Apr 16, 2016

Junjorët | Flamurtari 0-2 Feronikeli

Junjorët e Feronikelit vazhdojnë të shkelqejnë, ata sot kanë fituar në sfidën e zhvilluar në Prishtinë, përballë skuadrës vendase Flamuratri, me rezultat 2 me 0 në kuadër të  javës së 20-të.
Golat për skuadrën tonë u shenuan nga Asdren Gashi, në minutën e 67` dhe Albion Nika, realizoj dy minuta më vonë në të 69`-tin, për rezultatin përfundimtar.
Më lojën e treguar nga lojtarët e skuadrës junjore u shpreh mjaft i kënaqur trajneri i skuadrës Milaim Istogu: edhe pse patëm shumë mungesa djemt treguanë lojë shumë të mirë, dhe kur loja është e  tillë rezultati nuk është brengoses për ne.
Dua t`i përgëzoj djemt për lojën dhe angazhimin që treguan sot, deklaroj Istogu,për sajtin zyrtarë të klubit.



Apr 15, 2016

Eminhaziri | Në Vushtrri udhëtojmë vetëm për fitore!

Sulmuesi i skuadrës Isa Eminhaziri, në një prononcim për sajtin zyrtarë të klubit, para ndeshjës më Vushtrrinë, e cila zhvillohet këtë të diele në "Ferki Aliu" nga ora 15:00, ka deklaruar:

Në ndeshjën me Vushtrrinë do të  hyjmë si në çdo ndeshje tjetër vetëm për fitore.  Edhe pse do ta kemi të veshtirë përballë vushtrriasve, dihet ata luftojnë për mbijetesë dhe ju duhën pikët.
Por shpresoj më gjithë atë së do ja arrimë fitorën.
Skuadra po kalonë formë të mirë, andaj dua t`i siguroj Tigrat së nga Vushtrria do të ikim më pikë të plota.

Eminhazir, foli pak edhe për vetën | Sa i përket formës sime nuk jam i kënaqur një qind për qind, por premtoj maksimumin.

STATISTIKA | Feronikeli - Vushtrria ja kush është me i mirë?

KF Feronikeli dhe KF Vushtrria në Superligë takohën për herën e 12-të, të dielen në "Ferki Aliu" Vushtrri.

Të dy skuadrat janë kampion Kosove, Vushtrria, në sezonën 2013/14, ndërsa Feronikeli, një vitë më vonë 2014/15.
KF Vushtrria, e themeluar në vitin 1922 ka një traditë në futbollin kosovar, por pa sukese të medha.   Nga ana tjetër KF Feronikeli, i themeluar 52 vite më vonë, saktësisht në vitinë 1974, është skuadër me e trofeshme.
KF Vushtrria ka dy trofe zyrtare: Kmapion i Kosovës në vitinë 2013/14, dhe po në atë vit fitues i Superkupës, ku në finale e kishte mposhtur pikrisht skuadrën e Feronikelit 2 me 0.
KF Feronikeli është fitues i Kupës së Kosovës në vitin 2013/14 dhe 2014/15, Kampion i Kosovës 2014/15 dhe fituës i Superkupës 2014/15.

Feronikeli, aktualishtë është lider dhe në rrugë të mirë që të shpallët kampion, nga ana tjetër Vushtrria, është në pozitën e 11-të, pozitë kjo që e largonë nga Superliga.
Deri me tani skuadrat në Superligë janë takuar 11-të herë dhe kanë arritur këto rezultate.

STATISTIKA

Sezona 2012/13

Feronikeli 2-1 Vushtrria           
Vushtrria 0-0 Feronikeli
Vushtrria 4-0 Feronikeli (junjorët)

Sezona 2013/14

Vushtrria 3-0 Feronikeli
Feronikeli 0-1 Vushtrria
Vushtrria  0-0 Feronikeli

Sezona 2014/15

Feronikeli 0-0 Vushtrria 
Vushtrria 0-2 Feronikeli
Feronikeli 3-1 Vushtrria

Sezona 2015/16

Vushtrria 1-3 Feronikeli 
Feronikeli 1-0 Vushtrria 

Feronikeli: 5/F;3/B;3H gjithsej 18 pikë
Vushtrria : 3/F;3B;5H  gjithsej 11 pikë

Takimi i radhës e diele ora 15:00 në stadiumin "Ferki Aliu" Vushtrri

PROMO | FOTO





Apr 13, 2016

LAJM I MADH | RIKTHEHET ZHDRELLA, NË FUNDJAVË!

Afrim Tovërlani, më në fund mund të llogaris në shërbimet e katër hërë lojtarit më të mirë në futbollin kosovar, Mentor Zhdrella. 
Zhdrella, nuk është paraqitur asnjë hëre prej së në krye të skuadrës është tekniku prishtinas Afrim Tovërlani.
Zhdrella përshkak të problemeve në nyjen e këmbës së djathë u deshtë bëjë nderhyrje kirurgjike, që e la jashtë fushës për gati tre muajë. 
Zhdrella i ka munguar skuadrës jashtëzakonisht shumë në tetë ndeshjet e zhvilluara deri me tani, ku skuadra ka arritu një barazim, një humbje dhe gjashtë fitore.  
Mirë po kur kanë mbetru edhe tetë xhiro ky është lajmi më i mirë në momenti me të mirë për skuadrën që po kryeson me 50 pikë renditjen tabelare.

Feronikeli në fundjavë të (dielen) do të takohet në kuadër të xhiros së 26-të me Vushtrrinë, në Vushtrri.

Apr 9, 2016

SUPERLIGA | Feronikeli 1- 0 Prishtina

Raiffaisen Superliga e Kosovës java e 25-të.
Feronikeli 1-0 Prishtina, golashenuës i vetëm Mendurim Hoti, minuta e 13`.


Drenas, 9 prill 2016 | Skuadra Kampione e Kosovës, Feronikeli po shkon drejt titullit të dytë radhazi që të dergon në Ligën e Kampionve.
Sot skuadra ka fituar minimalisht përballë Prishtinës, në stadiumin "Rexhep Rexhepi" Drenas, para 2500 shikuës të pranishëm në tribuna.
Takimi mu ashtu siç u parashikua edhe doli, i vështirë por me fitore, për skuadrën tonë e cila tani garën e vazhdon me e qetë drejt titullit.
Të dy skuadrat luajtën lojë shumë të fortë dhe taktikisht mirë të organizuar, ndoshta nga ana e lojtarëve tonë munguan momentet atraktive që dinë t`a bëjnë diferencën në Superligë, mirë po rëndesia e lojës siduket ndikoj që ata më shumë të luajnë fuqishëm dhe sigurt. Nryshe Prishtina tregoj që ka skuadër shumë të mirë dhe me lojtarë cilësorë.
Për skuadrën tonë kjo ishte fitorja e pestë radhazi, duke grumbulluar në momentin më të mirë 15-të pikë. Djemt e Niklit, po tregojnë angazhim dhe diciplinë të madhe në lojë.
Feronikeli tani shkëputet në krye me 50-të pikë, +5 vendit të dytë Hajvalisë, e cila sot u nda barazë me Dritën e Gjilanit, në Kishnicë.

Komenti
Feronikeli e fiton edhe ndeshjen e pestë radhazi dhe në Drenas, vazhdon të jetë e pa mposhtur. Mendurim Hoti një vrases i vëret, ai ka shenuar golin e vetëm në takim në minutën e 13-të.

Kronika
8′ Gjuajtje e lirë për Prishtinë, Lushtaku gjuan në lojtarët kundërshtar.
11′ Rrezikon Isa Eminhazeri.13′ GOL: Feronikeli kalon në epërsi. Pas një aksioni nga e djathta, topi shkoi te Mark Milicaj që harkoi dhe Mendorim Hoti me kokë shënon për 1:0.16′ Mevlan Zeka rrezikon për Feronikelin.35′ Prishtina po tenton me gjuajtje nga largësia, disa gjysmëraste nga Lushtaku e Begolli.85′ Rast i mirë për Ardian Limanin, por portieri mysafir shpëton portën.
Feronikeli 1- 0 Prishtina.