Apr 9, 2016

SUPERLIGA | Feronikeli 1- 0 Prishtina

Raiffaisen Superliga e Kosovës java e 25-të.
Feronikeli 1-0 Prishtina, golashenuës i vetëm Mendurim Hoti, minuta e 13`.


Drenas, 9 prill 2016 | Skuadra Kampione e Kosovës, Feronikeli po shkon drejt titullit të dytë radhazi që të dergon në Ligën e Kampionve.
Sot skuadra ka fituar minimalisht përballë Prishtinës, në stadiumin "Rexhep Rexhepi" Drenas, para 2500 shikuës të pranishëm në tribuna.
Takimi mu ashtu siç u parashikua edhe doli, i vështirë por me fitore, për skuadrën tonë e cila tani garën e vazhdon me e qetë drejt titullit.
Të dy skuadrat luajtën lojë shumë të fortë dhe taktikisht mirë të organizuar, ndoshta nga ana e lojtarëve tonë munguan momentet atraktive që dinë t`a bëjnë diferencën në Superligë, mirë po rëndesia e lojës siduket ndikoj që ata më shumë të luajnë fuqishëm dhe sigurt. Nryshe Prishtina tregoj që ka skuadër shumë të mirë dhe me lojtarë cilësorë.
Për skuadrën tonë kjo ishte fitorja e pestë radhazi, duke grumbulluar në momentin më të mirë 15-të pikë. Djemt e Niklit, po tregojnë angazhim dhe diciplinë të madhe në lojë.
Feronikeli tani shkëputet në krye me 50-të pikë, +5 vendit të dytë Hajvalisë, e cila sot u nda barazë me Dritën e Gjilanit, në Kishnicë.

Komenti
Feronikeli e fiton edhe ndeshjen e pestë radhazi dhe në Drenas, vazhdon të jetë e pa mposhtur. Mendurim Hoti një vrases i vëret, ai ka shenuar golin e vetëm në takim në minutën e 13-të.

Kronika
8′ Gjuajtje e lirë për Prishtinë, Lushtaku gjuan në lojtarët kundërshtar.
11′ Rrezikon Isa Eminhazeri.13′ GOL: Feronikeli kalon në epërsi. Pas një aksioni nga e djathta, topi shkoi te Mark Milicaj që harkoi dhe Mendorim Hoti me kokë shënon për 1:0.16′ Mevlan Zeka rrezikon për Feronikelin.35′ Prishtina po tenton me gjuajtje nga largësia, disa gjysmëraste nga Lushtaku e Begolli.85′ Rast i mirë për Ardian Limanin, por portieri mysafir shpëton portën.
Feronikeli 1- 0 Prishtina.



No comments:

Post a Comment